Ashtu si në thuajse të gjithë kryeqendrat e botës, një mozaik spektakolar ngjyrash u krijua edhe në qiellin e Tiranës, në momentin e ndërrimit të viteve.
Bashkia e kryeqytetit kishte marrë masat për të “ndezur” atmosferën në orën 00:00, ku u hodh një sasi e konsiderueshme fishekzjarresh.
Mijëra njerëz ishin në sheshin “Skënderbej”, për të ndjekur koncertin festiv të ndërrimit të viteve, por edhe spektaklin e fishekzjarreve.
Ndonëse u ndalua tregtimi dhe përdorimi i lëndëve të tilla nga individë, edhe këtë vit fishekzjarret ndriçuan qiellin e Tiranës nga çdo cep i saj, ndonëse në sasi më të vogla se viti i kaluar.
Më poshtë kemi përzgjedhur disa nga fotot më të mira të spektaklit të fishekzjarreve në kryeqytet.
Top Channel