Protestat e studentëve para kryeministrisë janë ndërprerë prej thuajse një jave, për shkak të pushimeve të fundvitit, por në këto ditë të ftofta dhjetori, nuk kanë munguar disa syresh që tregojnë se asgjë nuk ka mbaruar…

Një grup studentësh, kanë gjetur një formë tjetër proteste për plotësimin e kërkesave të tyre. Para Kryeministrisë, ata i kanë dhënë formë ekspozitës me pankartat dhe memet më pikante gjatë protestës, raporton gazeta “Shqip”.

Një nga studentët e pranishëm, ka shpjeguar nismën: “Kemi vendosur të bëjmë protestë me art. Sot janë 99 meme. Në pamundësi për të hapur një ekspozitë jashtë vendosëm ta hapim këtu para Kryeministrisë. Çdo pankartë është vlerësuar me 20 mijë euro. Çdo para që do të fitohet nga kjo ekspozitë do të shkojë për fondin e shtëpisë së Surrelit sepse ka akoma për t’u ndërtuar”, tha ai.

FOTO GALERI
6/12

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA