Qeveria miratoi Paketën për Universitetin ku përvec 8 kërkesave të studentëve janë të përfshira edhe disa pika të tjera që të paraqitura nga Kryeministri gjatë takimeve në fakultete. Përgjysmimi i tarifës do të nisë që nga ky vit akademik.

“Tarifa 50% që këtë vit. Nga viti tjetër duhet mesatare mbi 6”, u shpreh Rama.

Studentët e ekselencës dhe ata në grupet vulnerabël, përveç zerimit të tarifës, do të përfitojnë edhe 10 mije lekë të reja bursë, ndërsa në ciklin e dytë të studimeve të larta, reduktimet tarifore do të jenë vetëm për disa grupe.

“Do të përfitojnë ekselentët si dh e grupet vulnerabël”, tha Rama.

Konviktet janë një prej shqetësimeve kryesore të protestës studentore.

“Brenda këtij mandati të gjitha të ndërtuara”, tha Rama.

Për të rritur transprancën e universiteteve, është vendosur krijimi i një portali ku do të publikohen jo vetëm shpenzimet dhe të ardhurat, por edhe CV-të e pedagogëve.

Që zëri i studentëve të dëgjohet më shumë do të hartohet një model i ri statusor.

“Urdhër për ngritjen e një grupi pune, modelit t’i referohen universitetet”, tha Rama.

Kontrolli antiplagjaturë do të zhvillohet në bashkëpunim mes Qeverisë dhe universiteteve.

“Pjesën teknike e bën qeveria, vlerësimin akademik universitetet” thotë kryeministri.

Rama konfirmoi se anëtarët e Qeverisë në borde janë de facto të shkarkuar ndërsa të rinjtë do të zgjidhen me procedura transprante. Një nga emrat do t’ë vijë nga studentët.

Karta e Studentit do të jetë gati në fund të 2019-ës, ndërsa Rama i qëndroi premtimit për punësim në administratë të studentëve ekselentë në bazë të meritës universitare.

Kryeministri pohoi se gjithë kjo paketë nuk kërkon ndryshim të buxhetit 2019.

A ka një plan Edi Rama nëse studentët nuk mbeten të kënaqur.

“Keni për të parë që do ta kap edhe protestën e studentëve, ashtu si edhe çështjet e tjera. Do ta drejtoj unë”, u shpreh Rama.

FOTO GALERI
2/13

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA