Partia Demokratike ka reaguar ndaj Bashkisë Tiranë, e cila hidhte poshtë pretendimet e PD për devijim të lumit të Lanës për një projekt luksoz rezidencial.

“Pas Arben Ahmetajt, sot i erdhi radha Erion Veliajt për të bërë rolin e budallait për projektin luksoz rezidencial 60 milionë euro të trafikantit të drogës pranë Unazës së Madhe. Shqiptarët kanë parë me sytë e tyre dokumentat zyrtare të paraqitur nga Partia Demokratike, që provojnë se Plani Urbanistik i Tiranës dhe projekti për Lumin e Lanës u ndryshuan me firmat e Edi Ramës dhe Erion Veliajt për të favorizuar tokën ku Edmond Bego ka parashikuar të ndërtojë projektin 60 milionë euro”, thuhet në reagimin e PD.

Sipas tyre përmes dokumenteve të publikuara dallohet qartë se projekti i Lanës i vitit 2013 zinte një pjesë të konsiderueshme të ish Serave, ndërsa projekti i vitit 2017 shmang plotësisht ish-serat, vetëm pasi kjo pronë u privatizua në mars 2016.

“Erion Veliaj mashtron paturpësisht, kur thotë se nuk ka asnjë aplikim për leje ndërtimi në atë zonë. PD ka paraqitur dokumenta zyrtare që provojnë se aplikimi për leje ndërtimi nga Edmond Bego, në zonën e ish Serave, pranë Unazës së Madhe, e ka kaluar fazën e parë të miratimit dhe tani leja është vetëm formalitet”, thekson PD.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA