Protesta para Kryeministrisë, studentët mirëpresin banorët e “Astirit” (Foto)
15/12/2018 11:27
Studentët vijojnë protestën e tyre për të disatën ditë me radhë. Këtë të shtunë, grupit të studentëve të mbledhur përpara Kryeministrisë i janë bashkuar edhe banorët e “Astirit”.
Ndryshe nga disa ditë më parë, kur studentë të mbledhur para Ministrisë së Arsimit refuzuan banorët e kësaj zone të kryeqytetit, që protestojnë për një tjetër kauzë nga ajo e tyre, këtë herë grupi që proteston para Kryeministrisë i ka mirëpritur.
Të gjithë së bashku po protestojnë tashmë si për kërkesat e studentëve, edhe për prishjen e ndërtimeve të paligjshme në zonën e “Astirit”, të prekura nga projekti i “Unazës së madhe”.
Top Channel