Pas rreth 5 orëve që protestuan paqësisht përballë Parlamentit, duke kërkuar nga qeveria përmbushjen e 8 kërkesave të tyre, mijëra studentë kanë vendosur të zhvendosin tubimin para Kryeministrisë, pasi sipas tyre është shefi i qeverisë Edi Rama ai që duhet t’u përgjigjet.

Studentët thërrasin të gjithë njëzëri: “Eja mblidhuni këtu-këtu, eja mblidhuni këtu-këtu”, në një thirrje që vjen si mesazh për qytetarët dhe kalimtarët.

Ndërkohë dritaret e Kryeministrisë janë mbyllur dhe grilat janë ulur në kohën që studentët po marshonin nga Parlamenti për t’u stacionuar poshtë zyrës së Edi Ramës.

Të pranishme janë shumë forca policie, që kanë krijuar një kordon para studentëve dhe mbikëqyrin protestën.

Studentët prej 10 ditësh kërkojnë plotësimin e kushteve të panegociueshme që i kanë vendosur qeverisë, ndërsa kryeministri edhe sot iu bëri thirrje për dialog, duke pranuar se kanë marrë një shuplakë nga mijëra të rinj që kanë dalë në shesh për të drejtat e tyre.

FOTO GALERI
6/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA