Një automjet ka shpërthyer pak çaste më parë në zonën e njohur si “Kopshti Botanik” në kryeqytet, pasi ishte përfshirë më herët nga flakët.

Si pasojë e ngjarjes së ndodhur në rrugën dytësore, pranë nënkalimit, fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, ndërsa siç shihet në foto dhe në video, automjeti tip “Volkswagen” në pronësi të shtetasit S.S. ka qenë i parkuar në anën e rrugës.

Në vendngjarje shkuan menjëherë forcat zjarrfikëse që bënë të mundur shuarjen e flakëve, ndërsa atje ndodhet edhe një grup hetimor nga policia për të hetuar shkaqet e shkrumbimit.

Nga policia raportohet ndërkohë se ka pësuar dëmtime vetëm një mjet tjetër Ford, i cili ndodhej i parkuar afër atij që u dogj.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel