Sot Protesta Studentore hyri në ditën e 8-të dhe situata që po përjetojmë ngjan si një “deja vu” e 28 viteve më parë. Për koincidencë sot është edhe 28 vjetori i krijimit të PD-së, forcës së parë opozitare, krijimi i së cilës solli edhe pluralizmin politik në Shqipëri.

Në studion e “Top Talk” i ftuar ka qenë një ish student në vitin 1990, e ish-deputet i PD, Astrit Patozi.

Sipas tij, protesta e 28 viteve më parë me protestën që po zhvillohet këto ditë kanë të përbashkët nevojën për një përmbysje.

“Duket sikur nuk kanë asnjë lidhje të dy situata, por në fakt të dyja kanë të përbashkët nevojën për një përmbysje. 28 vite më parë Shqipëria kishte nevojë t’i jepte fund një prej diktaturave më të egra. Sot Shqipëria ka nevojë rrëzimin e një pushteti që ka abuzuar me lirinë dhe pushtetin. Shqipëria sot është një vend i korruptuar, i padrejtë dhe ku abuzohet periodikisht”, u shpreh Patozi, duke shtuar se është protestë spontane, të cilën e sjell koha.

Top Channel