Sot dhe nesër, prokurorët dhe gjyqtarët do t’u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur qeverinë e gjyqësorit që është përkatësisht KLP dhe KLGJ. Ka nisur pas orës 08:00 regjistrimi i prokurorëve para se të hyjnë për mbledhjen nga ku do të zgjidhen 6 anëtarë të KLP-së.

Do mbajnë fjalën e tyre në mbledhje Leyla Noses Ones, Luigi Soreca, Bernd Borchard, Etilda Gjoni dhe Arta Marku.

Janë përpiluar dy draft-rregullore që përcaktojnë rregullat se si do të votohet. Ky draft do të miratohet në mbledhjen e përgjithshme, ndërkohë që përjashtohen nga e drejta e votimit të gjithë ata prokurorë dhe gjyqtarë të shkarkuar nga vetting-u, si edhe ata gjyqtarë e prokurorë që janë të pezulluar me vendim gjyqësor për shkak të një procesi penal.

Dhe natyrisht votimi i fshehtë është një nga kushtet që procesi të konsiderohet i rregullt. Edhe pse ligji i detyron të gjithë njerëzit e drejtësisë të jenë të pranishëm në këtë votim, në draft-rregullore votimet do të çelen vetëm pasi të formohet kuorumi. Nëse në fletë-votim nuk është e qartë se për kë është votuar ose nëse do të vendosen shënime në disfavor të kandidatit, kjo votë do të shpallet e pavlefshme.

FOTO GALERI
5/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA