Në Bularat të Gjirokastrës po zhvillohet qetësisht ceremonia e të 40-tave të Konstandinos Kacifas, i vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit me RENEA-n më 28 tetor, pasi nuk pranonte të dorëzohej duke qëlluar edhe ndaj mjeteve të policisë.

Kunati i Kacifas, Evangelis Sakellarakis i ka bërë thirrje kryeministrave Rama e Tsipras që ta kalojnë këtë situatë pasi popujt janë miq

“Unë nuk pata probleme kur hyra në Shqipëri, por është e habitshme se si në 10 persona, 8 janë kthyer në kufi. Kam mesazh për Tsipras dhe Ramën që t’i kalojnë këto situata sepse popujt janë miq”, u shpreh ai.

Ndërkohë që antiterrori ka blinduar kufirin, e ata që janë identifikuar gjatë ceremonisë së varrimit duke hedhur parulla kundër shtetit shqiptar dhe kombit shqiptar janë kthyer pas, teksa personat e tjerë kanë kaluar pa probleme në pikën kufitare.

Zyrtarisht konfirmohet se shifra e personave të kthyer në pikën kufitare të Kakavijës nga autoritetet shqiptare është 80. Ndërkohë që burime jo zyrtare bëjnë me dije se edhe policia greke po kthen pas persona të cilët dyshohen se janë pjesë e Agimit të Artë.

FOTO GALERI
7/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA