Sipas kuptimit tradicional, një shtet është një organizatë politike me një qeveri qendrore që ka monopolin dhe legjitimitetin për të ushtruar edhe forcën brenda një territori gjeografik të mirëpërcaktuar dhe të njohur nga shtetet e tjera.
Por, ky koncept mund të ndryshojë në të ardhmen e afërt, ose të paktën këtë synon që ta bëjë qeveria e Polinezisë, që ka dalë me një projekt për të ndërtuar një “komb-shtet” lundrues brenda vitit 2022.
Ideja ka gjetur mbështetje mes akademikëve vendas dhe të huaj, ndërsa pjesë e financimit për ndërtimin e kombit lundrues është bërë edhe Peter Thiell, themeluesi i PayPal. Ai ka vënë në dispozicion për realizimin e këtij projektit 50 mln dollarë.
Puna ka nisur dhe Nathalie Mezza-Garcia është njëra prej shkencëtarëve që po merret me jetësimin e projektit.
“Ishulli lundrues do t’u përshtatet influencave gjeografike dhe rregullave tregtare e të lundrimit dhe një ditë mund të shndërrohet në një vend për të zhvendosurit si pasojë e ndryshimeve klimatike”, thotë ajo.
Bërthama e shtetit të ri do të nisë me 300 banesa, që do të ndërtohen mbi një platformë lundruese, të pajisur me motorë të fuqishëm që do t’i mundësojnë asaj lëvizjen nëpër oqeane. Energjia do të jetë kryesisht e rinovueshme diellore, ndërsa ligjet e qeverive të huaja nuk do të funksionojnë, madje nuk do të ketë as para fizike, por vetë kripto-monedha, ky zyrtarja do të jetë “Vayron”.
Top Channel