24/11 17:59
Autoritetet kineze do të përpiqen të ndalojnë ekstravagancën gjithnjë e në rritje që po i shtohet kulturës së vendit për sa i përket dasmave.
Qeveria thotë se shumë prej mënyrave se si festohen martesat po shkojnë kundër vlerave socialiste dhe pasqyrojnë shthurje.
Kohët e fundit kanë hyrë në modë lojëra ekstravagante në dasmat kineze, të cilat po përfundojnë gjithnjë e më shpesh me aksidente.
Një nga lojërat është që shoqëria i bllokon nuses derën e shtëpisë, dhe duhet të pengojë dhëndrin që të futet brenda. Ai duhet të luftojë me çdo kusht që të futet. Kur teprohen, këto lodra kanë kaluar në dëmtime të rënda.
Top Channel