Tiranës i është shtuar një tjetër urë, në vazhdën e investimeve të Bashkisë së Tiranës, e cila përveçse mbetet e impenjuar në mirëmbajtjen dhe gjelbërimin e kryeqytetit, mendon edhe për ndërtimin e një sërë veprave.

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj publikoi pamje nga ura e re, e ndërtuar në Tiranë pranë “Pallatit me shigjeta”, duke u shprehur se prishja e objekteve pa leje nuk është një vendim i lehtë, por që është i duhuri për zhvillimin e qytetit.

“Jemi gati me urën e re në Lanë, pranë Hilton Garden Inn. Shpesh harrojmë se, para Edi Ramës në Bashkinë e Tiranës, edhe këtu ishte plot me ngrehina lotosh e lavazhesh! Prishja nuk ishte vendim i lehtë, por i duhuri! 100 metra më poshtë, në ‘Unazën e re’ do të rilindë po kështu ajo lagje”, shkruan Veliaj.

FOTO GALERI
5/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA