Punimet për projektin e Unazës së Madhe po vijojnë. Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit (IMT) dhe Bashkia e Tiranës po punojnë për prishjen e ndërtimeve pa leje që preken nga projekti i zgjerimit të Unazës së Madhe, në segmentin nga mbikalimi te Pallati me Shigjeta deri te Dogana.

Paralelisht, Bashkia e Tiranës ka hequr pemët me gjithë pjesën e rrënjëve dhe i ka transportuar ato me kujdes për t’i mbjellë në zonën e Bregut të Lumit.

Ndërkohë, përmes një postimi në Twitter, kryebashkiaku Erion Veliaj ka falenderuar të gjithë ata banorë të zonës së “Astirit” që preken nga projekti i zhvillimit të “Unazës së Madhe” dhe që iu përgjigjën thirrjes së tij për të bashkëpunuar. “Kur të shkruhet historia e Tiranës, askush nuk do kujtojë penguesit e vandalët, historia s’ka 1 rresht për këta tipa! Ama, do të kujtojë ata njerëz të mirë që çuan qytetin përpara e i hapën rrugë zhvillimit. Mirënjohje gjithë familjeve që çdo ditë e më shumë po lejojnë Unazën e Re”, thekson Veliaj.

FOTO GALERI
2/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA