Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka llogaritur që një shqiptar të bëjë një jetë normale dhe të mos kërkojë të emigrojë në vende të tjera, duhet të paguhet minimalisht 55 mijë lekë në muaj.

Por, çfarë thonë njerëzit në lidhje me këtë llogaritje?

“Nuk mjaftojnë edhe kaq para’ për të plotësuar nevojat bazë, për të paguar ujin, dritat, shkollën, taksat, ushqimet, qiranë… Është shumë e bukur për të qenë e vërtetë. Njerëzit do të ikin edhe po të rriten pagat, pasi jashtë ka mundësi. Po ikin polakët në Gjermani, jo më ne”, shprehen qytetarët.

Shqipëria ka një pagë minimale prej 240 mijë lekësh të vjetra bruto, duke u renditur e fundit në rajon.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA