Unaza e Re, ARRSH ngre grupe pune për vlerësimin e banesave
21/11/2018 18:49
Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) njoftoi se ka ngritur grup pune për vlerësimin e banesave që preken nga projekti i Unazës së Re.
Grupi i punës do të bëjë matjet dhe vlerësim për pasuritë që preken nga projekti.
Sipas ARRSH, grupet e punës janë ngritur për shpronësimet në segmentin rrugor nga Pallati me Shigjeta deri te Shqiponja.
Top Channel