Grushta juristit të Hipotekës në Fier, arrestohet shtetasi
20/11/2018 11:09
Policia e Fierit njoftoi arrestimin e shtetasit Astrit Shanaj, 57 vjeç, banues në Fier.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi dyshohet se në institucionin e Z.V.R.P.P Fier, ka kërkuar shërbim për të cilin nuk kishte bërë aplikim më parë dhe pas konfliktit me fjalë ka goditur me grushta brenda institucionit, juristin, shtetasin D.H, 30 vjeç.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës” parashikuar nga Neni 237 i Kodit Penal, thuhet në njoftimin e policisë.
Top Channel