Drejtuesi i kompanisë “Acromax Media”, Aldor Nini, ishte sot i ftuar në emisionin “Shqipëria Live” me Sidorela Gjonin, ku u diskutua në lidhje me publikimin e videove intime të përfshira personazhe publikë.
Sipas Aldorit, teorikisht çdo lloj kamere mund të hakohet, por jemi larg atij realiteti në Shqipëri. Ai shton se siguria e secilit në shtëpi varet nga modelet e kamerave, kështu që nuk duhet të kemi frikë por të bëjmë kujdes.
Duke folur për rastin e Adrian Hilës, Nini u shpreh se kamera ishte e dukshme në mur dhe se ishte montuar për shkak të një vjedhjeje në objektin ngjitur. Ai shton se ka qenë një hakërrim i gjerë i sistemit.
“Si janë marrë videot, hakerët kanë bërë një hakërim të gjerë, pra ata kanë kontrolluar të gjitha që kanë qenë të aksesuesshme të asaj kompanie të internetit dhe janë futur te ato kamera, kanë mbledhur informacione dhe ja kanë shitur një platforme, tani ajo platformë ja ka shitur një faqeje e cila kundrejt pagesës i lë personave të shikojë videot e regjistruara në ato kamera”, tha Aldor Nini.
Pjesë nga biseda:
Aldor Nini: Teorikisht çdo lloj kamere mund të hakohet, por jemi larg atij realiteti në Shqipëri. Siguria e secilit në shtëpi varet dhe nga modelet e kamerave, kështu që nuk duhet të kemi frikë se nga një kamerë sigurie do të na përfundojë videoja në rrjet siç përfundoi në këtë rast. Siç u tha, kamerat janë vendos për arsye të vjedhjes që ka ndodhur në apartamentin që ka qenë ngjitur, ajo vjedhje ka ndodhur me të vërtetë madje është marrë në pyetje vetë zoti Hila nga policia për informacione dhe normal edhe ai vetë është shqetësuar. Në bazë të këtij shqetësimi ai ka parë një ofertë, ka dokumentuar edhe ofertën e kamerës që i ka dalë, për një kamerë alarmi, kështu ka qenë e reklamuar, ka kontaktuar me inxhinierin dhe i ka thënë që dua një kamerë të tillë, ai ka ardhur dhe e ka instaluar. Gjithashtu duhet të themi edhe diçka që mesa mësova unë, kamera ka qenë e dukshme, ishte e montuar në mur, domethënë kuptohej që ishte kamerë, nuk ishte e fshehur.
Sidorela Gjoni: Po në video thuhet që është alarm?
Aldor Nini: Pra një sistem alarmi, mund të përfshijë një kamerë për dedektimin e lëvizjeve në dhomë, domethënë, mund të kesh një kamerë që nuk regjistron, vetëm transmeton, sistemi me të cilin kamera është e lidhur, kjo DVR që ka sekuestruar policia, bën dedektimin që ka hyrë dikush në shtëpi. Në atë moment ajo fillon dhe regjistron dhe të dërgon në celular një njofti9m dhe të thotë në shtëpinë tënde ka lëvizje. Këtë funksion ka kamera alarm në përgjithësi, nëse ky sistem hakohet nga një person i jashtëm, ai në mënyrë shumë të lehtë, gjithë atë transmetimin e regjistron, edhe në sistemin e vet dhe e merr pas disa ditësh apo javësh dhe mund ta përdorë pastaj. Kështu që kamera alarm është si televizori, pra nuk regjistron, vetëm transmeton, dhe kjo ka ndodhur këtu nga larg, nga hakerët që janë futur te ai sistem. Është e vërtetë edhe ajo pika që kamera është instaluar në atë pozicion sepse ishte e nevojshme që të kishte elektricitet 24/7 dhe po ta shikojmë, ajo i drejtohet hyrjes nga veranda, pra vendi potencial ku mund të hynin hajdutët siç hynë në objektin ngjitur. Inxhinieri ka instaluar sistemin sipas dijenisë që ka patur ai. Nuk mund t’i vihet faji inxhinierit sepse këto mund të jenë kamera dhe sisteme që janë importuar nga Kina apo nga vende të tjera, që pavarësisht që inxhinieri e instalon në rregull, atyre ju del një gabim teknik, e marrin vesh hakerët dhe janë në gjendje ta tejkalojnë passwordin apo masat e sigurisë të sistemit. Dhe kjo është evidentuar sepse janë bisedat e Adit me inxhinierin dhe janë në një fashë kohore që bën dhe sens dhe lidhje me vjedhjen që ka ndodhur. Si janë marrë videot, hakerët kanë bërë një hakërim të gjerë, pra ata kanë kontrolluar të gjitha që kanë qenë të aksesuesshme të asaj kompanie të internetit dhe janë futur te ato kamera, kanë mbledhur informacione dhe ja kanë shitur një platforme, tani ajo platformë ja ka shitur një faqeje e cila kundrejt pagesës i lë personave të shikojë videot e regjistruara në ato kamera.
Top Channel