Pavarësisht çmimit të lartë të biletave për fluturimet nga aeroporti ndërkombëtar i Tiranës, numri i pasagjerëve në tremujorin e tretë të 2018-ës është rritur, thuhet në një raport të Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve për Europën (ACI Europe).

Sipas statistikave, numri i udhëtarëve në Rinas u rrit me 15%, ndërkohë që rezultate pozitive kanë patur edhe Shkupi, me 12.9% dhe Podgorica me 14.6%.

Trendi i rritjes së pasagjerëve është reflektuar në mbarë Europën, në nivelin 5%.

“Kulmi i muajve të verës të udhëtimeve tregon rritja e trafikut është domethenëse, por trendi është në rënie”, tha drejtori i përgjithshëm ACI Europe, Olivier Jankovec.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA