Sot, dy partitë kryesore në SHBA synojnë të marrin drejtimin e Kongresit, nëpërmjet zgjedhjeve të mesmandatit.
Zgjedhjet e mesmandatit kanë më pak pjesëmarrës së zgjedhjet e përgjithshme. Në vitin 2014 morën pjesë 36.4% e votuesve. Por një sondazh ka treguar se pjesëmarrja këtë vit është rritur. Në Teksas, vetëm ata që kanë pranuar ta hedhin votën para ditës së votimeve janë më shumë se gjithë votuesit në total të vitit 2014.
Sipas “Qendrës së Kërkimeve Pew”, gjysma e votuesve të regjistruar kanë thënë se janë më entuziastë se vitet e shkuara. Kjo rritje tregon se partitë rrezikojnë më shumë në këto zgjedhje.
Shumë nga politika e majtë e shohin si një referendum për Donald Trump, i cili, nga ana e tij, ka nisur fushatat intensive.
Demokratët duan të kapin shumicën në Kongres, duke fituar 24 mandate më shumë, nga 435. Por rikthimin e shumicës në senat do ta kenë më të vështirë.
Përveç kësaj, shtete si Xhorxha dhe Florida do të kenë guvernatorë të rinj, të cilët mund të ndikojnë në rikandidimin e presidentit Trump në vitin 2020.
Rezultati i këtyre zgjedhjeve do të jetë domethënës për të ardhmen e Trump-it, si dhe për programet që ka secila nga partitë në lidhje me shëndetësinë, taksat dhe emigrimin.
Po si funksionojnë zgjedhjet e mesmandatit?
Zgjedhjet e mesmandatit mbahen në mes të secilit mandat katërvjeçar. 435 anëtarët të Kongresit kandidojnë për të ruajtur mandatet e tyre, bashkë me një të tretën e senatit, ngaqë anëtarët e senatit i kanë mandatet gjashtë-vjeçare.
Çfarë domethënieje kanë zgjedhjet e mesmandatit për politikën në SHBA?
Ndikimi mund të jetë shumë i madh. Duke pasur shumicën në kongres, secila parti mund të miratojë programet që mbështet vetë, si dhe të bllokojë programet e kundërshtarëve, bashkë me kandidatët e presidentit për Gjykatën e Lartë.
Zgjedhjet për guvernatorë ngjallin gjithashtu debate për të drejtat e votimit që u hiqen miliona qytetarëve. Florida, për shembull, është shteti që u ka hequr të drejtën e votës edhe njerëzve të dënuar për krime që futen në kategorinë e krimeve të rënda, por që nuk janë vetëm të dhunshme (mashtrimet, vandalizmat, falsifikimet, hakerët, vedhje banese, evazion fiskal, kërcënim, zjarrënie, dëmtim prone publike, etj). Si pasojë, rreth 1.5 milionë banorë në Florida nuk kanë të drejtë vote në zgjedhjet për guvernator.
Guvernatori Rik Stok, pasi erdhi në fuqi në vitin 2011, i ndaloi të gjitha përpjekjet e nisura nga paraardhësit e tij për t’ia kthyer të drejtën e votës të dënuarve për krime jo të dhunshme.
Çfarë pasojash do të kenë zgjedhjet e mesmandatit për të ardhmen e presidencës Trump?
Trump ka mundësinë të mbajë premtimet e dhëna në fushatë, nëse republikanët marrin kontrollin e kongresit. Mes premtimeve janë edhe zhbërja e Obamacare, e cila dështoi vitin e shkuar me përfaqësinë aktuale.
Nëse shumicën e marrin demokratët, ata mund të bllokojnë shumë nisma të republikanëve. Por më e rëndësishmja për demokratët, nëse kanë shumicën, ata mund vënë në gjykim të drejtën e presidentit Trump për të vazhduar presidencën, diçka që Trump do ta shmangë me çdo kusht.
Top Channel