Ani Alku është konkurrentja e eleminuar mbrëmjen e djeshme në show-n e gatimit “Hell’s Kitchen”.

Skuadra e kuqe humbi për herë të parë shërbimin e darkës dhe ky fakt e penalizoi Anin si konkurrenten që nuk mundi dot të përballonte presionin e lartë të kuzhinës së shef Renatos.

Ani, vajza 23 vjeçare nga Tirana dashuron gatimin dhe kuzhinën.  Ajo u bë pjesë e kastit të Hell’s Kitchen me dëshirën e madhe, që në të ardhmen të bëhet një shefe kuzhine.

Eksperienca përkrah shef Renatos i dha Anit për aq  kohë sa ishte pjesë e programit mundësinë e trajnimit, por edhe përmisimin e njohurive të saj në fushën e gastronomisë.

FOTO GALERI
2/6
Ani Alku ikën nga Hell’s Kitchen

Top Channel