Eric Wendt u konfirmua nga senati amerikan si ambasador në Shqipëri, reagon Ambasada e SHBA në Tiranë: E presim me kënaqësi, do të mbështesë vizionin e Presidentit Trump për siguri të përbashkët 08/08 09:10
Ani Alku është konkurrentja e eleminuar mbrëmjen e djeshme në show-n e gatimit “Hell’s Kitchen”.
Skuadra e kuqe humbi për herë të parë shërbimin e darkës dhe ky fakt e penalizoi Anin si konkurrenten që nuk mundi dot të përballonte presionin e lartë të kuzhinës së shef Renatos.
Ani, vajza 23 vjeçare nga Tirana dashuron gatimin dhe kuzhinën. Ajo u bë pjesë e kastit të Hell’s Kitchen me dëshirën e madhe, që në të ardhmen të bëhet një shefe kuzhine.
Eksperienca përkrah shef Renatos i dha Anit për aq kohë sa ishte pjesë e programit mundësinë e trajnimit, por edhe përmisimin e njohurive të saj në fushën e gastronomisë.
Top Channel