
24/02 18:37
Një punonjës i Tatimeve, i identifikuar si Nehat Zaganjorit, në qytetin e Shkodrës ka gjetur një granatë në makinën e tij, e cila për fat të mirë nuk ka shpërthyer.
Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Ura e Dervishbeg”. Forcat e policisë mbërritën e menjëherë në vendin e ngjarjes, teksa larguan edhe granatën nga makina.
Nga të dhënat e para, dyshohet se granata është një sinjal kërcënues ndaj punonjësit të tatimeve për shkak të detyrës.
Top Channel