Teksa ka nisur dëgjesat publike për projekt buxhetin e vitit të ri të bashkisë së Tiranës, kryetari Erion Veliaj ka ndarë disa investime të rëndësishme më banorë të njësisë administrative numër 10 .

Por, përveç tyre ka ndarë me banorët edhe vlerësimet që po merr Tirana nga media të huaja  si dhe mungesën e këshilltarëve të opozitës në mbledhjet e Këshillit Bashkiak.

“The Guardian” dhe shumë media kritike po na thonë se ky qytet, pas zgjimit nga letargjia 4-vjeçare, sot është më i mirë”, tha ai. Prandaj, “na duhet sot një shumicë në Këshillin Bashkiak, ashtu siç kemi një shumicë në Parlament. Buxheti që po diskutojmë duhet të kalojë në Këshillin Bashkiak, në të cilin sot fatkeqësisht nuk kemi shumicën absolute. Jam i sigurt se ata të opozitës do të vijnë në ditën e votimeve, por duhet t’i pyesim: Ej, ku keni qenë? Pse keni tre vjet që nuk shkoni në mbledhjet e Këshillit Bashkiak, që nuk votoni ndihmën ekonomike, pagesat e aftësisë së kufizuar, që nuk votoni kompensimin e energjisë, banesat sociale, bonusin e qirasë për familjet që s’përballojnë dot çmimet e tregut? Pse keni tre vite që nuk votoni asgjë në Bashkinë e Tiranës?”,

Në këtë dëgjesë është rishfaqur ish ministri i brendshëm Fatmir Xhafaj, i cili kërkon mbështetje për Erion Veliaj për mandatin e ardhshëm.

“Ka njerëz që ulen në një karrige dhe janë të kënaqur se kanë kapur një karrige; ka njerëz që marrin pushtet dhe janë të lumtur që janë të pushtetshëm; ka njerëz që vijnë për të shërbyer, që kanë një mision që duan të lenë një gjurmë përmes mundësisë që u jep pushteti dhe ky është Erion Veliaj! Katër vjet më parë na është dashur të flisnim se kush është Erion Veliaj, kurse sot nuk na duhet fare të flasim sepse ai dhe ekipi i tij duhet të tregojnë çfarë punësh kanë bërë dhe janë duke bërë.

Në njësinë numër 10 Bashkia e Tiranës ka planifikuar  një projekt për rehabilitimin e Parkut Rinia  ku do te ketë edhe një park lojërash për fëmijët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA