Qendra shëndetësore në Zhabjak, në Kryevidh të Bashkisë Rrogozhinë, më shumë se njerëzve, u shërben si fole gjarpërinjve dhe laraskave.

Myku ka mbuluar gjithçka, që nga orenditë e deri te përparësja e infermierit.

Përparim Demiri, infermier në këtë qendër shëndetësore, tregon se sa e vështirë është të punosh në të tilla kushte.

“Nuk mund ta mbaj dot as një minutë të sëmurin në këto kushte”, thotë infermieri.

Banorët shprehen se kjo situatë ka me vite të tëra dhe të gjendur përpara kësaj situate, ata shpesh janë të detyruar që të shkojnë në Kavajë, natyrisht me më shumë kosto.

Kjo qendër shëndetësore i vjen në ndihmë rreth 2 000 banorëve të fshatit Kryevidh.

Top Channel