Stanjacioni ekonomik në Itali dhe problemet me prodhimin e makinave gjermane kanë zvarritur rritjen ekonomike të Eurozonës në normat më të ulëta në 4 vitet e fundit, sipas të dhënave zyrtare të publikuara këtë të martë, duke shkaktuar shqetësime mes analistëve.

Produkti i Brendshëm bruto në zonën 19-anëtarëshe të monedhës së përbashkët u rrit me vetëm 0.2 për qind nga korriku deri në shtator, sipas agjencisë “Eurostat”, krahasuar me rritjen 0.4 për qind të tremujorit paraardhës.

Të dhënat zhgënjyese vijnë teksa Brukseli është bllokuar në një mosmarrëveshje me Romën për shkak të planeve të qeverisë populiste atje për të pasur deficite më të larta, pavarësisht nga ngarkesa tejet e lartë e borxhit publik.

Italia, ekonomia e tretë më e madhe e Eurozonës, raportoi një rritje zero (stanjacion) në tremujorin e tretë të këtij viti, për herë të parë në 4 vitet e fundit, për shkak të “dobësisë së vazhdueshme të aktivitetit industrial”, sipas Institutit italian të Statistikave.

Shqetësimet sa vijnë e rriten mbi financat publike të Italisë, me agjencinë “Moody’s” që e ka ulur vlerësimin e borxhit të vendit të Apenineve në vetëm një nivel mbi atë “të pavlerë” në fillim të këtij muaji, ndërsa “Standard and Poor’s” uli të premten parashikimet e saj mbi borxhin sovran italian.

Shifra e rritjes në Eurozonë – më e vogla që prej tremujorit të dytë të vitit 2014, – ishte edhe më poshtë sesa 0.4 përqindëshi i parashikuar mesatarisht nga analistët. Në baza vjetore, rritja ekonomike në Eurozonë arriti 1.7 për qind, shumë më poshtë 2.2 përqindëshit të regjistruar tremujorin e kaluar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA