22/11 23:29
Kryeministri Edi Rama u ka dërguar një mesazh anëtarëve të Komisionit Parlamentar të Ekonomisë, ku siguron se bastet do të mbyllen në 31 dhjetor dhe nuk do të ketë asnjë “monopol online”.
“Kanë nisur t’ju çojnë lumenj mesazhesh nëpër telefona kundër mbylljes së basteve! Janë të orkestruara nga burgu e nga llagëmet e atyre që fshihen pas kompanive, prandaj mos e vrisni mendjen dhe mos dëgjoni as shpifjen për “monopol online” sepse s’do të ketë asnjë lloj monopoli”, ka thënë Rama.
Top Channel