Presidenti i qeverisë Spanjolle Pedro Sanchez dhe sekretari i “Podemos”, Pablo Iglesias, kanë shtrënguar duart në lidhje me çështjen e rritjes se pagës minimale në Spanjë.
Akordi mes socialisteve dhe partisë të së majtës radikale është arritur pas protestave të Indignados. Paga minimale u rrit nga 735 euro në 900 euro.
Gjithashtu në marrëveshje u përfshi edhe rritja e taksës së trashëgimisë, me 1% më shumë për kapitale më të larta se 10 milionë euro. Sipas gazetës “El Espanol”, kjo është politika ekonomike më e majtë që po aplikohet ne politiken Spanjolle prej dekadash.
Socialistët po ashtu i mirëpresin kërkesat e mëdha të Podemos për strehim: Këshillat bashkiakë munden “përkohësisht dhe në mënyrë të jashtëzakonshme” të rregullojnë çmimet e qirasë në zonat urbane “me nivel te larte stresi”, pas një “rritjeje abuzive në çmimin e qirave”, e cila parandalon qytetaret të gëzojnë strehim me një çmim të arsyeshëm “. Çmimi i qirasë është rritur në pesë vitet e fundit me 47% në Barcelonë dhe 38% në Madrid, dy qytetet kryesore që Podemos dhe aleatët e saj qeverisin.
Ndër angazhimet e ndërmarra është gjithashtu shfuqizimi “para fundit të vitit 2018” i “aspekteve më të dëmshme të reformës së punës në 2012”, veçanërisht në kontekstin e marrëveshjeve kolektive. Synimi i Sánchez dhe Iglesias është të miratojë “si një çështje parësore dhe urgjente” një rregullore të re të punës që favorizon kontraktimet kolektive.
Top Channel