Një mami, e cila quhej Yu fen Wang dhe jetonte në Queens, punonte në një klinikë private, e cila mundësonte shërbime për nënat që sapo kishin lindur si dhe foshnjave të tyre. Por kjo klinikë/ hostel i shërbente dhe shtetaseve kineze, të cilat udhëtonin në SHBA për të lindur fëmijët e tyre që policia i emërton si “lindje turistësh”.

Në 21 shtator mamia sulmoi me thikë tre foshnja vajza që po flinin në djepat e tyre dhe dy të rritur. Më pas ajo u vetëvra.

Viktimat mbijetuan të gjitha, por ngjarja hodhi dritë mbi një problem më madhor. Qytetarë jo të ligjshëm në Nju Jork kishin zhvilluar një biznes, i cili kujdesej për nënat dhe foshnjat e sapolindura, pa survejimin e qeverisë.

Këto klinika të pa licencuara mund të krijonin hendeqe në shërbimet mjekësore që u duhen si nënave dhe foshnjave në muajt e parë të jetës. Një nga shërbimet ishte pikërisht asistenca që u ofrohej nënave nga Kina për të fituar nënshtetësi amerikane përmes fëmijëve të tyre, gjë që është e ligjshme sipas rregullores së emigrimit.

Ka afërsisht 40 klinika të tilla në Nju Jork dhe Nju Xhersi. Punonjësit paguhen në të zezë, dhe nuk punësohen sipas ligjit.

Kushtet për të punësuarit ishin shumë mizore. Individët kishin kaluar moshën e pensionit dhe pagat ishin të ulëta.

Problemi më i madh për qeverinë amerikane ishte ndërtimi i një mekanizmi, i cili lejonte përshpejtimin e marrjes së nënshtetësisë nga emigrantët, shkruan Nju Jork Tajms.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA