Open/ “Babalja”, Salianji pranon se u telefonua nga një numër i panjohur: Nuk jam përgjigjur

08/10/2018 22:30

Top Channel publikoi në edicionin qendror të lajmeve përgjimet e siguruara nga Prokuroria të cilat tregojnë se si i ashtuquajturi “dëshmitari X”, komunikon në telefon me Fredi Alizotin, që në audio-përgjim shtirej si Agron Xhafaj.

Nga analiza e tabulateve rezulton se përpara se të publikohej audio-përgjimi, fillimisht Albert Veliu ka kontaktuar me Ervin Salianjin në datën 20 tetor të vitit 2017 dhe më 21 tetor 2017, ai ka vendosur kontakt edhe me gazetarin Jetmir Olldashi.

I ftuar në “Open”, Salianji pranon se është ka marrë telefonata nga një numër i panjohur, por thotë se nuk është përgjigjur.

Më tej, ai thotë se: “Brenda këtij materiale ka shumë kontradita që e inkriminojnë policinë e shtetit. Telefonit tim i ka rënë një numër i panjohur, por nuk i jam përgjigjur”, tha deputeti i PD.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA