Sllovakia mund të pranojë disa dhjetëra fëmijë sirianë jetimë, tha të premten kryeministri Peter Pellegrini për Reuters, duke bërë një “ndarje” të vogël nga aleatët e tjerë të Evropës qendrore që refuzuan refugjatët.

Një fluks masiv i azilkërkuesve nga Lindja e Mesme dhe Afrika tre vjet më parë, krijoi përçarje të thella në BE midis vendeve të vijës së parë si Italia dhe Greqia, vendeve të destinacionit, të pasura si Gjermania, Franca dhe Austria, dhe katër ish-shteteve komuniste në pjesën lindore të BE-së, Polonia, Çekia, Hungaria dhe Sllovakia.

Kjo e fundit ka kohë që qëndron me të tjerë në Evropën Qendrore, në kundërshtim me përpjekjet ekzekutive të BE-së, për të pranuar kuotat e detyrueshme të zhvendosjes së emigrantëve.

Në një intervistë gjatë samitit Globsec Tatra në malet sllovake, Pellegrini tha se Sllovakia ishte një vend mjaftueshëm i pasur për t’u kujdesur për “dhjetë, njëzet ose tridhjetë fëmijë”, të vendosur aktualisht në një kamp refugjatësh në Greqi.

“Ne jemi politikanë, por kur shohim vuajtjet e jetimëve sirianë, që janë nën kujdesin e një shteti tjetër anëtar, mendoj se duhet të jemi më humanë”, tha Pellegrini.

“Ekonomia e Sllovakisë, shoqëria e Sllovakisë ose kultura e Sllovakisë nuk mund të kërcënohet nga disa dhjetëra jetimë, që do të vendoseshin në shtëpitë e fëmijëve tanë. Ata do të mësonin gjuhën dhe kulturën tonë”, shtoi ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA