Moti i tërbuar nuk i ndal “Gjelat”! 2 orë ndërprerje, 3 gola dhe një Mbappe që “kërcënon” rekordin absolut të Messit! 23/06 02:54
Një nga hotelet më të njohura në botë, po e çon ekstravagancën në tjetër nivel, duke ofruar kapuçino të bërë me flori të vërtetë, 24 karat.
Hoteli Burj Al Arab në Dubai, tashmë sinonim i luksit, e ofron pijen e veçantë në lokalin “Sahn Eddar lounge”.
Kapuçinoja bëhet me kafe 100% arabe dhe me shkumë qumështi që është përzier me flori 24 karatësh.
Pija është mëse e sigurt për t’u konsumuar. Përveç floririt, ka edhe qumësht organik, pluhur dhe kokrriza floriri italian.
E gjitha shërbehet me filxhanë që, sigurisht, janë të larë me flori.
Top Channel