Pakistani ka urdhëruar 18 agjenci ndërkombëtare të ndihmës për të mbyllur operacionet dhe për të lënë vendin, tha organizata ActionAid, të enjten, në atë që do të është masa më e fundit e Islamabadit kundër grupeve të financuara nga jashtë.

Shumica e grupeve punojnë në çështjet e të drejtave të njeriut dhe një urdhër i mëparshëm i mbylljes akuzoi një agjenci të ndihmës se ka ndjekur “një agjendë anti-shtetërore”.

ActionAid, e cila fokusohet në arsimimin, zbutjen e varfërisë dhe të drejtat e njeriut, dhe me seli në Johanesburg, tha se kishte marrë një njoftim për dëbim nga Ministria e Brendshme e Pakistanit.

Drejtori i grupit në Pakistan, Abdul Khaliq, tha se nuk është dhënë asnjë arsye për vendimin e ministrisë. Një deklaratë e lëshuar nga ActionAid e quajti masën “një sulm ndaj shoqërisë civile dhe organizatave të të drejtave të njeriut”.

ActionAid së bashku me 17 organizata të tjera të ndihmës së huaj kanë apeluar urdhrat e dëbimit, të lëshuara në fund të vitit të kaluar për 27 OJQ në të gjithë vendin, kryesisht ato që punojnë në çështjet e të drejtave të njeriut.

Khaliq i tha Reuters se një zyrtar i Ministrisë së Brendshme i kishte thënë të enjten se “të gjitha 18 organizatat kanë paraqitur ankesën e tyre në qeverinë e Pakistanit dhe ne kemi hedhur poshtë ankesën e të gjithë atyre”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA