Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së Partisë Demokratike, me anë të deputetit Alibeaj, i cili tha se me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu, janë fshirë kamerat në Komisariatin e Fushës Krujës, për të fshehur provat për Taulant Balla.

PD pretendon se Balla dhe deputeti Rraja ushtruan presion në komisariat për lirimin e djalit të deputetit.

  Alibeaj: U fshinë kamerat e komisariatit për të mbuluar Taulant Ballën

Me anë të një statusi ironik në “Twitter”, Rama shkruan se nëse Taulant Balla ka qenë në komisariat me armë, Lulzim Basha ka qenë në pushtet me votë dhe Saliu ka qenë në Hollivud për të luajtur “Pretty Woman”.

“Nëse Taulant Balla ka qenë në komisariat me armë, Lulzim Basha ka qenë në pushtet me votë dhe Saliu ka qenë në Hollivud për të luajtur “Pretty Woman”. Paketa Antishpifje, e vetmja mënyrë që ky karagjozllëk i madh politik e mediatik të mos kthehet në një normalitet të turpshëm”, shkruan Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA