Shumica parlamentare në Maqedoni, ka gati skenarin sesi do të duhet të sigurojë 80 votat që i nevojiten për ndryshimet kushtetuese për marrëveshjen e Prespës.

Nënkryetari i LSDM, Muhamed Zeqiri i ftuar në “Top Show” tha se duhen vetëm 9 vota që vendi të mos rrezikojë zgjedhjet e parakohshme.  

“Për të ndryshuar kushtetutën ne na duhen 80 vota. Ne na duhen minimumi dhe 9 deputet për të votuar çështjen e emrit në parlament”, tha Zeqiri.

Ai deklaroi për herë të parë se vota potenciale konsiderohen ata deputetë të VMRO-DPMNE, të cilët kanë probleme me drejtësinë. E thënë me qartë, qenia pa imunitet, me skenarin e zgjedhjeve të parakohshme,  nuk do t`i ndihmonte ata në përballjen me drejtësinë.

“Ka deputet të cilët janë të shantazhuar dhe mund të humbasin në zgjedhje të parakohshme imunitetin. Ata mund të jenë opsion për të plotësuar votat që na duhen për kalimin e çështjes së emrit”, u shpreh Zeqiri.

A ka opsion tjetër për të siguruar votat? Artan Grubi , deputet i BDI, pjesë e koalicionit qeveritar thotë se po.

“Ka një sasi të votave te koalicioni i VMRO-së që janë tek 4 deri 5, të cilat mund t`i bashkangjiten, pra ka disa opsione para se të zgjidhet opsioni i zgjedhjeve të parakohshme”.

Po  “Aleanca për Shqiptarët”, parti Shqiptare në opozitë a do të japë votën pro ndryshimeve kushtetuese?

“ Prioritet mbi prioritetet për shqiptarët është anëtarsimi në NATO dhe në BE. Alenaca për Shqiptarët ka paguar çmimin më të lartë për ta rrëzuar qeverinë, e cila ndikohej nga Rusia dhe është e pa imagjinueshme që Aleanca për Shqiptarët të mos votojë pro NATO-s dhe BE-së,”  tha Elmi Aziri.

Aktualisht, shumica parlamentare në Maqedoni ka vetëm 71 vota nga 80 që nevojiten për zbatimin e marrëveshjes dhe që kjo e fundit të kalojë, do të duhen edhe 9 vota të opozitës. Referendumi i së dielës në Maqedoni ishte konsultativ, megjithatë drejtuesit e partive kryesore të ftuar në studion e Top Show, sqaruan dhe ndikimet që influencuan në pjesëmarrjen e ulët prej 36.9% .

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA