Një ditë pas thirrjes publike për azil politik për Xhisila Malokun në protestën e shoqërisë civile, zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa i kërkoi zyrtarisht ambasadorit të BE-së Luigi Soreca që t’i sigurojë asaj mbrojtje fizike në një nga vendet e Bashkimit Europian.

Në letrën e saj, zëdhënësja e selisë blu i kujton diplomatit të BE-së faktin se nënkomisari i policisë Emiljano Nuhu denoncoi rastin vetëm pasi iu siguria jeta, ndaj të njëjtën siguri për jetën Zhupa kërkon edhe për vajzën nga Fushë-Kruja dhe familjen e saj.

“Si mund të besojmë ne që një vajze 25 vjeçe, e rritur dhe që jeton ende në një province, që jeton vetëm me nënën dhe me motrën, të marr guximin të ripranoj publikisht dëshminë e saj të pare dhe ti dal kundra njerëzve me pushtet?? Për sa më lart ju paraqes kërkesën time që ta ndihmoni me anë të zyrave tuaja përkatëse që vajza të ketë mbrojtje dhe të sigurojë azil politik në një nga vendet e BE, bashkë me nënën dhe të motrën e saj. Vajza ka nevojë më shumë se kurrë për mbrojtje. Mbrojtja e Xhisiela Malokut, nuk është thjesht mbrojtja e një individi por është garanci për të dhënë drejtësi”, tha Ina Yhupa, zëdhënëse e PD.

Nga selia blu demokratët i mëshuan sërish faktit se Xhisiela është marrë peng dhe është kërcënuar të mashtroje në media.

“Por peng i kujt? Xhisiela është marrë peng nga banda e Rrahman Rrajës nën garanacinë e Edi Ramës; se plani mediatik për të shfaqur viktimën në mbrojtje të dhunuesve është bërë në zyrat e Edi Ramës në interes të bandës më famëkeqe të Fushë Krujës, që ka në parlament përfaqësuesin e vet Rrahman Rraja. Intervistat e Xhisieles në gjendjen e pengmarrjes kanë tregues se shteti demorkatik në Shqipëri ka rënë”, shtoi Zhupa.

Në emisionin “Open” të Eni Vasilit, Xhisiela Maloku pohoi të kundertën duke pranuar se nuk është kërcënuar dhe se mendon largimin nga Shqipëria, pasi nuk jeton dot më paragjykimet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA