Teksa foli për dhunimin e vajzës në Fushë Krujë, Rama e cilësoi si një horr të kthyer në hero oficerin e policisë Nuhu që denoncoi ngjarjen.
“Një horr i kthyer në hero, ka braktisur detyrën dhe ka përdorur rastin për të fituar azil. Nuk do t’i ndahemi atij horri”, tha Rama.
Sa i përket rastit të dhunimit të vajzës, Kryeministri e dënoi atë dhe tha se vajza meriton vetëm drejtësi.
“Për mua askush nuk është mbi ligjin, për PS nuk është mbi ligjin. Ne këtë qëndrim e kemi jo vetëm me fjalë, por e kemi materializuar sa herë jemi ballafaquar me faktet, ndryshe nga të tjerët.
Së pari, jetojmë në një kohë dhe fatkeqësisht në një mjedis ku kjo kohë e mbrapsht e shpifjes së kthyer në terror informativ për qytetarin mishërohet te partia kryesore e opozitës, si zëdhënëse kryesore e kësaj.
Unë nuk jam këtu për t’u përgjigjur akuzave haluçinante, të pabazuar si për mua ashtu edhe për kolegët.
Sa i përket vajzës, së pari Policia ka bërë detyrën në përputhje me ligjin dhe djali i deputetit nuk ka pasur asnjë trajtim preferencial. Për shkelje të procedurës, një oficer është pushuar nga puna, ndërsa policia
Vajza e dhunuar meriton vetëm një gjë, drejtësi. Unë mbështes organet e drejtësisë që ta çojnë çështjen deri në fund.
Së treti, abuzimi publik me vajzën e dhunuar dhe transformim i dramës së saj në një motiv dhune politike është një ridhunim i vajzës, nga PD, mediat dhe analistët, të cilët e kanë kthyer në mish për topat e tyre politike dhe mediate”, tha Rama.
Top Channel