Një automjet tip Mercedes-Benz është djegur gjatë natës në lagjen “Dëshmorët” e qytetit të Vlorës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 të së hënës, ku bëhet e ditur se automjeti ka qenë i parkuar poshtë një pallati në rrugë kryesore.

Është njoftuar zjarrfikësja, e cila ka bërë të mundur shuarjen e zjarrit.

Policia ka nisur hetimet rreth ngjarjes, por nga të dhënat e para dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel