“Kur e mora vesh lajmin isha në shtëpi, në Vlorë. Ishte ora 19:25 kur dëgjova se anija shqiptare, nuk mund të ishte veçse ajo, ishe fundosur. Motra që vdiq ishte shtatzënë. Në çastin e fundosjes, e pushtuar nga tmerri dhe asfiksia, lindi. Kur u gjet trupi i saj, pas gruas ishte ende i lidhur litari i kërthizës”.

Kështu shkruante shkrimtari dhe gazetari italian Alessandro Leogrande, për dhimbjen familjare të Fatmirit që humbi të dashurit në tragjedinë e Otrantos. Leogrande ndërroi jetë në vitin 2017, duke lënë pas libra si “Mbytja e anijes”, “Adriatiku” dhe “Kufiri”, emblema të vërteta të romanit-reportazh.

Një përkujtim sa nostalgjik e po aq i thelluar për mendimin dhe veprimtarinë e tij, u bë në COD nga miq të tij dhe njohës të veprës së tij.

Alessandro Leogrande ishte një nga zërat më autoritarë të medias italiane. Drejtor i të përmuajshmes “Lo Straniero”, mbulonte gjithashtu rubrika të përjavshme në “Corriere del Mezzogiorno” dhe “Il Fatto Quotidiano”. Ai ishte reporter i problematikave të ndryshme të aktualitetit, si lëvizjet e protestës, shfrytëzimit të punës së papaguar të emigrantëve në Itali etj., të përkthyer edhe në shqip nga shtëpia botuese “Dudaj”.

Top Channel