Martin Leka tregon premtimin e pambajtur të Kristaq Ramës: Një ditë para se të ndërronte jetë…

28/04/2024 11:02

Gazetari Martin Leka i ftuar në emisionin “Artakand” rrëfeu një prej kujtimeve me skulptorin Kristaq Rama, babanë e kryeministrit Edi Rama.

Ai tha se një ditë para se skulptori të ndërronte jetë kishte ndenjur gjatë në studion e tij, ndërsa Rama po përgatiste një nudo me baltë.

Leka u shpreh se Rama i kishte premtuar se do ta përfundonte nudon dhe do t’ia jepte atij, premtim i pambajtur, pasi një ditë më pas ai fatkeqësisht ndërroi jetë

“Unë isha gazetar i lirë, bënim gazetën Koha Jonë atëherë, shtëpia ime për fat ishte dikur që ne i kishim idhujt tanë piktorët e famshëm, unë i kisha në derën e shtëpisë, kthehesha e rrija gjatë me ta, një ditë para se të vdiste Kristaq Rama, unë kam ndenjur gjatë në studion e vet, në baltë po bënte një nudo, edhe bënim shaka a i ke bërë a s’i ke pas bërë, a i bëre fshehurazi dhe për fatin tim të keq më bëri një premtim që s’e mbajti,

se mbajti në radhë të parë për jetën e vet, të gjithë njerëzve dhe të artit, por edhe për mua sepse më kishte premtuar nudon të ma bënte dhe kur ika të nesërmen me pushime mora vesh që kishte ndërruar jetë”, tha Leka.

Top Channel