VIDEO/ Momenti horror kur vrasësit qëllojnë për vdekje ish-missin e Ekuadorit! Kërkon t’u shmanget agresorëve, por… restoranti kthehet në pellg gjaku

30/04/2024 09:13

Është publikuar momenti i frikshëm kur mbretëresha e bukurisë ekuadoriane Landy Parrega 23-vjeç u ekzekutua nga dy atentatorët e saj në një restorant në mes të ditës.

Dyshohet se emri i saj është përdorur në disa biseda chati nga trafikantët e drogës. Pamjet e marra nga kamera e sigurisë së restorantit tregon dy persona të armatosur të cilët sapo hynë brenda filluan të qëllonin drejt 23-vjeçares, e cila po qëndronte në këmbë me të dashurin e saj. Ajo vuri re personat që po hynin brenda dhe u kthye me kurriz nga mbrapa e frikësuar.

Sulmuesi i parë i maskuar qëlloi drejt Parragës dhe partnerit të saj dhe ajo ra e vdekur në tokë. Sulmuesi i dytë qëndron në roje te dera e restorantit.

Më pas, të dy sulmuesit e armatosur ikin nga vendi i ngjarjes, duke dalë me shpejtësi nga dera. Ish-modelja shihet e shtrirë në dysheme mes një pellg gjaku.

Aktualisht policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve. Párraga ishte një ish-konkurrente Miss Ekuadori, duke përfaqësuar provincën Los Ríos në 2022.

Sipas mediave ekuadoriane vetëm në moshën 23-vjeçare, Párraga ishte pronare e një kompanie me mallra shtëpiake dhe kishte linjën e saj të veshjeve sportive. Në rrjetet e saj sociale ajo ndante jetën luksoze që bënte, mes udhëtimeve nëpër botë dhe ushqimeve në vende luksoze.

Por kishte një të vërtetë më të errët pas stilit të jetës glam të portretizuar në mediat sociale.  Në dhjetor 2023, emri i saj u përmend në një bisedë të bërë publike nga Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm si pjesë e një çështjeje të madhe të krimit të organizuar që po heton.

Një nga 52 personat që ndiqen penalisht në këtë çështje është ekonomistja Helive Angulo. Në bisedë, Angulo i tha trafikantit të drogës Leandro Norero, pasuritë e të cilit ai menaxhonte, se policia e kishte pyetur për Párragën.

Norero iu përgjigj: Nëse gruaja ime merr vesh diçka në lidhje me të, jam i mbaruar. Mikja ime, emri i saj nuk mund të dalë askund. Përndryshe, bota ime do të shembet.

Norero u vra në burg në vitin 2022, gjashtë muaj pas burgosjes së tij. Transfertat e parave të bëra në llogarinë bankare të Párraga janë nën hetim nga Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm. Zyra nuk e ndoqi kurrë penalisht Párragën dhe ajo kurrë nuk e kishte komentuar publikisht rastin.

Top Channel