Përplasje në Komisionin e Medias/ Koçi: Hajde futemi diku tjetër marrim disa kamera, pa rend dite! Açka: S’bëra ethe politike, e turpshme të ma thuash mua këtë gjë

30/04/2024 11:14

Kryetarja e Komisionit të Medias, Flutura Açka u përfshi në një debat me socialistin Petro Koçi gjatë mbledhjes së kësaj të marte.

Koçi: Ne jemi në një mbledhje që ka rend dite dhe nëse duam të bëjmë debat për çdo lloj lloj çështjesh si të na vijë ne për mbarë, hajde futemi diku tjetër marrim disa kamera pa rend dite si të na vijë, nuk mendoj, me gjithë respektin që kam personalisht.

Açka: Unë shpjegova ku janë arkivat meqenëse jemi në hartimin e fjalorit të Historisë. T’i shkojmë historisë së vërtetë pa ethe politike. Mbase zotëritë nuk e dinë ku janë arkivat , unë e di nga gjenerali që ka bërë raportin, mbase është i panjohur për historianët, unë nuk thashë gjë, mbase ky raport është i panjohur për historianët, thashë pse të mos rikonstruktohet monumenti që ishte, pse të mos respektohen të vrarët, nuk bëra ethe politike, Flutura Açka nuk ka nevojë fare të marrë nga masakra Hormovës vota politike, është e turpshme të ma thuash mua këtë gjë.

Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, 30 prill 2024
1.Diskutimi i projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, për pjesëmarrjen e Republikës së Shqipërisë në programin “Qytetarët, barazia, të drejtat dhe vlerat””,Këshilli i Ministrave 28.3.2024, komision për dhënie mendimi.
2.Diskutimi i projektligjit “Për ratifikimin e Konventës Lubjanë – Hagë për Bashkëpunimin Ndërkombëtar për Hetimin dhe Ndjekjen Penale të Krimit të Gjenocidit, Krimeve kundër Njerëzimit,
Krimeve të Luftës dhe Krimeve të Tjera Ndërkombëtare” komision për dhënie mendimi.
Ora 12.00
Vizitë monitoruese e Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik në Universitetin e Arteve.

Top Channel