Tajfuni vrasës në Japoni shkakton 10 të vdekur, 300 të plagosur (Foto)

05/09/2018 08:23

Tajfuni më i fuqishëm që godet Japoninë në çerekshekulli la pas 10 të vdekur e një vazhdë shkatërrimesh.

“Jebi” goditi me të gjithë egërsinë e tij disa prej qyteteve kryesore të vendit, përfshirë Kyoton dhe Osakën. Fluturime, udhëtime me trena dhe lëvizje tragetesh u anuluan, megjithatë mijëra pasagjerët e bllokuar në aeroportin ndërkombetar të Osakës u arritën të evakuoheshin.

Ndërsa erërat e dhunshme tani po i drejtohen rajoneve veriore, njerëzit janë këshilluar të bëjnë kujdes nga rrëshqitjet e tokës dhe vërshimet e befasishme të ujit.

Lexo edhe:
Japoni, tajfuni më i madh në 25 vite shkakton të vdekur e qindra të plagosur

Të paktën 300 janë të plagosurit prej stuhisë, ndërsa paralajmërime evakuimi janë lëshuar për më shumë se 1.2 milionë vetë. Aq i trazuar ishte deti, sa përplasi një anije me një urë, duke lëvizur pjesën e sipërme të saj, gjë që detyroi autoritetet të ndalonin menjëherë trafikun. Pavarësisht përmasave të incidentit, në këtë rast nuk pati asnjë të lënduar.

Në kohen kur stuhia preku tokën, erërat e saj mbërrinin shpejtësinë 165 km në orë. Frika e përmbytjeve është e madhe. Vetëm disa javë përpara se “Jebi” të përplasej mbi rajonet qendrore të Japonisë, e njëjta zonë u godit nga tajfuni “Cimaron”.

FOTO GALERI
6/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA