I vuri zjarrin makinës së parkuar pranë komisariatit, arrestohet

04/09/2018 09:55
Foto ilustruese

Një 41-vjeçar është arrestuar nën dyshimin se i ka vënë qëllimisht zjarrin një automjeti të parkuar pranë komisariatit të policisë Vlorë.

Policia e qytetit bregdetar ka identifikuar autorin e zjarrvënies në orët e para të kësaj të hëne, të një automjeti të parkuar pranë komisaritit, në lagjen “24 Maji”.

Shkëlqim Hoxha është autori i dyshuar për ngjarjen, teksa makina e djegur tip “Toyota” me targa AA 660 RJ është në pronësi të shtetasit S.S.

Materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Top Channel