U takua me Drake, por 11-vjeçares i plotësohet edhe dëshira më e madhe

29/08/2018 12:04

Një 11-vjeçare në fazat e fundit të një sëmundjeje vdekjeprurëse ka kryer me sukses një operacion në zemër, vetëm pak ditë pasi u vizitua nga një personazh i veçantë, këngëtari Drake.

“Sofia doli nga operacioni, i cili shkoi shumë mirë. Ajo ka tashmë një zemër të fuqishme”, thuhej në një mesazh të publikuar nga një faqe interneti që bënte thirrje për donacione në emër të Sofia Sanchezit.

11-vjeçarja ishte diagnostikuar me kardiomiopati, një sëmundje që shkakton pushim të zemrës.

Javën e kaluar, ajo ndau në rrjetet sociale fotot me reperin kanadez, pasi ai e vizitoi në spitalin “Lurie” për fëmijë në Chicago.

Lajmi se Sofia pritej të kryente transplant zemre u njoftua përmes një videoje emocionuese në “Instagram”. Sofia tha se njëra nga dëshirat e saj për ditëlindje, ajo për t’u takuar me Drake, u përmbush, por ende ishte në pritje të realizimit të dëshirës tjetër: marrjes së një zemre funksionale.

OMG !!!!!!!

A post shared by Sofia (@sofiamireya2018) on

“E gjeni dot? – deklaroi e ëma e saj. – Ndodhi sot”. E lumtur nga gëzimi kur u njoh me lajmin, vajza pyeste tejet e emocionuar të ëmën: Do të kem një zemër të re? Oh Zot!

Rasti i 11-vjeçares u bë i njohur në mbarë botën pikërisht sepse u takua me Drake. Reperi kanadez e vizitoi, pasi ajo kishte shfrytëzuar “blogun” e spitalit për të bërë të ditura dëshirat për ditëlindjen e saj.

Me and my love Sofia talking about Bieber and Owls and Basketball???

A post shared by champagnepapi (@champagnepapi) on

“Kam qenë këtu prej 7 javësh dhe vetëm tani jam gati për operacion në zemër, sepse imja është në prag pushimi”, tha Sofia.

Drake, nga ana tjetër është tejet i njohur për aktet e tij të bamirësisë. Në shkurt, ai i dha një studenteje të re një shumë prej 50 mijë dollarësh për të paguar shkollën, pasi i kishte lexuar një nga esetë e saj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA