Policia ekzekuton 6 militantë në Egjipt, po planifikonin sulme terroriste

13/08/2018 22:54
Foto Ilustruese

Forcat e Sigurisë në Egjipt vranë gjashtë persona, të dyshuar si militantë terroristë, gjatë bastisjes së një shtëpie në periferi të Kajros.

Sipas një deklarate, ata po planifikonin të sulmonin vendet e krishtera të adhurimit dhe forcat e armatosura e policinë, gjatë festimeve të Bajramit, që përkon me 21 Gushtin.

Ministria e Mbrojtjes publikoi foto të viktimave, me trupa të gjakosur, fytyra të maskuara dhe armë në dysheme, pranë tyre.

Bastisja në periferi të lagjes “6 Tetori” erdhi vetëm disa ditë pas tentativës për të sulmuar një kishë pranë Kajros dhe ku forcat e sigurisë arrestuan shtatë persona.

Presidenti Abdel Fattah al-Sisi ka premtuar të mposhtë militantët islamikë, të cilët kanë vrarë qindra civilë dhe anëtarë të forcave të sigurisë në gadishullin Sinai gjatë viteve të fundit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA