Një tjetër talent i është shtuar shtëpisë diskografike “On Records”. Bëhet fjalë për Aurorën, e cila ka vetëm pak ditë që ka publikuar projektin e saj të parë muzikor, “Po du”.
E lindur dhe rritur në Zvicër, Aurora ka zgjedhur pikërisht tregun shqiptar për të nisur pasionin e saj, muzikën. Edhe pse vetëm 15-vjeç, menaxheri i saj, Met Elshani premton se brenda një periudhë shumë të shkurtër, Aurora do të luajë një rol të rëndësishëm në tregun muzikor shqiptar.
Edhe pse ka nisur të këndojë që në moshë të vogël, “Po du” është projekti i parë profesional i saj, i cili i përket rrymës muzikore “RnB” dhe mban vulën e Zzap & Chriss.
Falë mbështetjes së madhe nga ana publikut shqiptar, projekti muzikor i Aurorës është futur menjëherë në “The Top List”, duke zënë vendin e 40-të, një pozicion ky mjaft i rëndësishëm në listën e 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare.
Lidhur me projektin e radhës, menaxheri i saj konfirmon se ajo do të jetë gati në fundin e këtij viti.
Top Channel