Një edicion i shkurtër informativ në faqen e internetit të Top Channel, me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon:
“BUTRINTI” SHPËTON 41 EMIGRANTË NË EGJE
Anija “Butrinti” e Forcës Detare shqiptare shpëtoi 41 emigrantë sirianë në detin Egje, mes të cilëve ndodheshin dhe fëmijë e 7 gra, dy nga të cilat ishin shtatzëna.
MURGESHA NGRE KËND PËR FËMIJËT NË FUSHË-MILOT
Motër File, murgesha që shërben në Fushë-Milot, u bë më 29 prill pjesë e “100 milionë” në Top Channel, ku fitoi 7.5 milionë lekë, parà që i shpenzoi për një kënd lojërash për fëmijët e zonës.
INVESTIMET, SHBA “DETYRON” KINËN TË SHOHË NGA BALLKANI
Kryeministri kinez theksoi në Sofje se do të ndjekë politikën e tregjeve të hapura, zotim që vjen pasi Uashingtoni dhe Pekini vendosën tarifa doganore reciproke.
SOT TENTOHET SHPËTIMI I 12 FËMIJËVË NË TAJLANDË
Për djemtë e bllokuar prej dy javësh në një shpellë në Tajlandë, sot do të tentohet shpëtimi i tyre.
TRAGJEDIA “PIRRO” NGJITET NË ANTIGONE
Tragjedia “Pirro”, vepra shqiptare e shkruar në vitin 1934 prej Het’hem Haxhiademit, u ngjit në skenën natyrore të rrënojave të Antigonesë.
Top Channel