Cristiano Ronaldo është një prej sportistëve më të famshëm në botë, i cili është duke shkëlqyer edhe aktualisht në Kupën e Botës që është ende duke u zhvilluar në Rusi.

Ylli i Realit të Madridit është bërë objekt bisede edhe në takimin e zhvilluar në Shtëpinë e Bardhë mes Presidentit Trump dhe homologut të tij portugez, Marcelo Rebelo de Sousa.

“Thonë se ai është lojtari më i mirë”, tha Trump, duke i bërë jehonë mendimeve të tifozëve që vazhdimisht debatojnë nëse është pikërisht Ronaldo apo Messi lojtari më i mirë në botë. De Sousa iu drejtua Trump duke i thënë se mund të kishte mundësi të ndiqte yllin e Real Madridit nëse ai e viziton Rusinë e Putinit dhe vendin pritës të turneut, para përfundimit të muajit të ardhshëm. “Nëse do të takoni Putin, unë kam qenë me të javën e kaluar. Ai më kërkoi për t’ju përshëndetur. Pra, sigurisht, ai ishte duke pritur vizitën tuaj”.

Teksa kanë folur për yllin e Real Madridit, presidenti amerikan i është drejtuar atij të Portugalisë: “Kështu do të kandidojë Ronaldo për president kundër teje? Ai nuk do të fitonte. Ju e dini se ai nuk do të fitonte”. Dhe Sousa u përgjigj: “President, ti e di – unë duhet të them diçka, Portugalia nuk është Shtetet e Bashkuara”.

Ronaldo e nisi në mënyrë të shkëlqyer Botërorin në Rusi, duke arritur të realizojë 3 gola që në takimin e parë, në barazimin 3-3 ndaj Spanjës.

Sulmuesi gjeti golin edhe në ndeshjen e dytë ndaj Marokut, duke arritur të kualifikojë Kombëtaren e tij për në fazën e ardhshme të Botërorit, ku Portugalia do të ndeshet me Uruguajin.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA