I bie avioni mbi kokë, vritet këmbësori në Indi (Foto

29/06/2018 02:25

Një aeroplan i vogël u rrëzua në një periferi të “kryeqytetit financiar” të Indisë, Mumbai të enjten, duke shkaktuar 5 viktima.

Autoritetet thanë se humbën jetën të katër personat që ishin në bord, ndërsa u vra edhe një person që ndodhej rastësisht në zonën ku aeroplani u rrëzua.

“Bëhej fjalë për një aeroplan King Air C-90, që ishte në një fluturim testimi me dy pilotë dhe dy inxhinierë në bord”, thuhej në një deklaratë nga Drejtoria e Përgjithshme e Aviacionit Civil të Indisë.

Policia tha se aeroplani u rrëzua ndërsa ishte duke u ulur, pasi kishte marrë flakë, ndërsa autoritetet thanë se hetimi po vijon për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

FOTO GALERI
2/8

Top Channel